Kosova e nisi mbarë me fitore epokën nën Franco Fodën, duke mposhtur të premten Armeninë me rezultat 1-0, në kuadër të një miqësore.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Milot Rashica në minutën e 25′.
Pas ndeshjes është prononcuar Edon Zhegrova, i cili theksoi se rezultati ka qenë pozitiv, teksa potencoi se në ndeshjen e ardhshme do të tentojnë të luajnë më mirë.
“Rezultati pozitiv për ne, mendoj loja ka qenë shumë e mirë, ndaj Hungarisë duhet të jemi më shumë më të mirë, jemi duke u njoftuar me trajnerin, jemi duke u adaptuar me taktikat e tij, shpresoj që të arrijmë fitore edhe në ndeshjet e radhës”, u shpreh Zhegrova.
“Gjithmonë mundohem me kualitetin tim ta ndihmojë ekipin, si në klub ashtu edhe në kombëtare, gjithmonë e bëjë më të mirë dhe maksimumin të shkojmë sa më para me Kosovën”.