Sport

Zhegrova nuk e fsheh dëshirën që të luajë për Barcelonën

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

”Është një ëndërr për mua të luajë për Barcelonën”.

Këto ishin fjalët që Edon Zhegrova i kishte thënë në një intervistë për Klan Kosova para tre viteve.

Por kjo u riaktualizua së fundmi nga mediat spanjolle, pasi kosovari ishte më i miri ndaj rivalit të blaugranëve, Real Madridit, sfidë në të cilën u shpall lojtari i ndeshjes.

Por Zhegrova në një intervistë fresh për Klan Kosova tha se kjo ëndërr mund të realizohet.

”Po besoj që mundet me u arrit, veç me punë me përqendrim në futboll, besoj që mundet u arrit”, u shpreh Zhegrova.

Ndryshe, Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.