Sport

Zhegrova e Lille sonte kundër Realit kërkojnë fitoren e parë në Champions

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Sonte do të luhen ndeshjet e dyta të kësaj jave në Champions League, ku do të spikat ndeshja mes Lille të Edon Zhegrovës dhe Real Madridit.

Kjo do të jetë hera e parë për Zhegrovën, i cili do të jetë përballë Real Madridit në një garë prestigjioze siç është Champions League.

Zhegrova e ndihmoi Lille që të kualifikohej në Champions, duke shënuar në dy ndeshjet e rundit final për kualifikime.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00.