Një person është njoftuar si i zhdukur.
Personi që dyshohet se është zhdukur është një punëtor pakistanez.
Policia ka nisur dyshimet.
“PERSON I ZHDUKUR
Llapnasellë, Graqanicë 24.07.2024 – NN. Me 26.07.2024 një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). Rasti është duke u hetuar” – ka shkruar PK-ja në raportin e saj 24-orësh.