Lajme

Zgjidhet udhëheqësit e gazetarëve, Xhemajl Rexha sërish kryetar i AGK-së

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Kanë përfunduar zgjedhjet në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ku u zgjodh kryetari i bordit dhe anëtarët e bordit.

Xhemajl Rexha është rizgjedhur kryetar i Bordit të AGK-së, ndërsa me statutin e ri, Naile Dema Selmani, nënkryetare.

Ndërkaq, anëtarët e zgjedhur janë:

“Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express)”.