Kuriozitete

Zgjidhet misteri i objektit që përfundoi në plazhin australian

By GAZETA SCANNER 1

August 06, 2023

India e ka konfirmuar se një objekt që përfundoi në bregun e një plazhi të Australisë Perëndimore ishte një mbetje prej raketave të saj.

Kupola gjigante metalike u gjet në plazhin Green Head, rreth 250 kilometra në veri të Perthit, në mes të korrikut – duke nxitur spekulime për origjinën e saj, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i agjencisë hapësinore të Indisë tha për BBC se ishte një pjesë e raketës të Mjeteve Lansuese të Satelitit Polar (PSLV).

Sudhir Kumar shtoi se do të jetë në dorën e Australisë të vendosë se çfarë të bëjë me objektin. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.

Komentet e tij erdhën pasi Agjencia Australiane e Hapësirës (ASA) tha të mërkurën se objekti ishte “me shumë gjasa” faza e tretë e një PSLV-je, të cilat përdoren nga India për të lansuar satelitët në orbitë.