Nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rosenheim të Bavarisë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku edhe ka zgjedhur strukturat e reja.
Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Fadil Koca.
Për zgjedhjen e Kocës ka njoftuar edhe afaristi i njohur shqiptar në diasporë, Hektor Beqiri.
Postimi i plotë i Beqirit:
Zgjedhjet e strukturave të reja drejtuese të PDK-së në Rosenheim ishin shembull i demokracisë, i korrektësisë së ndërsjellë të anëtarëve dhe i përgjegjësisë së përbashkët politike.
Rikthimi i besimit të diasporës në partinë e luftës, lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, po vazhdon të rritet çdoherë e më shumë.
Me diasporën dhe PDK-në për Kosovën e gjithë qytetarëve të saj, pa dallime. 🇽🇰
Urime kryetarit të ri të nëndegës së PDK-së në Rosenheim, Fadil Koca!
Me PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit drejt sukseseve të reja!👍