Botë

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, sondazhet flasin për rezultat të ngushtë

Rezultatet premtojnë të jenë ngushta të dielën e zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, ku presidentja konservatore në largimKolinda Grabar-Kitaroviq kërcënohet majtas nga një ish-kryeministër socialdemokrat dhe djathtas nga një këngëtar populist, i cili kërkon ta ndalojë kalimin e migrantëve, duke vendosur në kufi ushtrinë.

Funksioni presidencial është kryesisht nderi dhe presidentja në largim, Kolinda Grabar-Kitaroviq, përfaqëson status quo-në.

Në presidencë që nga viti 2015, kreu i parë grua i shtetit kroat mbështetet nga partia HDZ e qendrës së djathtë, që mbizotëron jetën politike të vendit që nga pavarësia në vitin 1991.