Lajme

Zgjedhjet në Maqedoni, VV-ja do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në listën e koalicionit VLEN

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se VV-ja për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut do t`i ketë tre kandidatë.

Ai ka treguar se kandidatët e VV-së do të jenë në listën e koalicionit VLEN.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se në cilat njeri do të jenë ata.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN. Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN! Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku. Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN“, ka shkruar ai.