Lajme

Zgjedhjet në Amerikë, Hoxhaj: ShBA do të mbesin përherë partner i shtetit të Kosovës, pavarësisht kush vjen në pushtet

By GAZETA SCANNER 1

June 28, 2024

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në emsionin “Clcik” në RTV21 tha se pavarësisht kush  i fiton zgjedhjet në SHBA, politika amerikane nuk do të ndryshojë në raport me Kosovësn.

“SHBA do të mbesin përherë partner i shtetit të Kosovës (pavarësisht kush vjen në pushtet).., e shoh partneritetin e mes Kosovës dhe SHBA-së përtej një mandatit të një adminstratës. Por cka mund me nodh është se mund të jetë një administratë që mund të jetë në shpërputhje me BE-në , kjo shpërputhje, këto dallime mund të reflektohen në raport edhe me Kosovën, dhe kjo është mënyra se si serbët bëjnë përpjekje ta shtyjnë dialogun me qëllim që të ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare, dhe rrethanat e ndryshme do ta dobësojnë edhe më shumë ndërkombëtarisht Kosovën..Nuk ë përjashtoj mundësinë se një Evropë që mund të udhëhiqet nga ekstremi i djathtë mund të jetë një Evropë që do të izolohet , edhe një Evropë sa më shumë e izoluar mund të ketë sa më pak interes që për zgjerim me Ballkan Perëndimor”, tha ai duke shtuar se këto trende bëjnë përpjekje që ta shtyjnë Kosovën në nëj plan kohor 2030 e tutje.

“Unë mendoj që ky ka qenë gabimi strategjik që qellimisht apo pa vetëdije ia ka bërë politikës së Kosovës, ka qenë kohë  ideale që pas luftës në Ukrainë që të kapet ky moment për ta shtyrë një agjentë euroatlaktike të Evropës, në vend të kësaj Kurti ka krijuar tensone në veri , a tensionet në veri Serbia I ka përdorur për ta bindur perëndimin që të ketë një lloj carje mes Kosovës dhe pernëdimit e kjo ka qenë strategji për të blerë kohë”, tha ai.