Op/Ed

Zgjedhjet e fundit lokale!

Shkruan: Hajzer Salihu

Këto zgjedhje ishin ndër zgjedhjet me me se shumti influencë ne opinion qe nga kur mbahen zgjedhjet lokale prej shpalljes së pavarësisë e këtej. E para, kishim një testim të besimit plebishitar qe i ishte dhënë një partie po këtë vit ne zgjedhjet qendrore, dhe e dyta, kishte disa komuna ku gara ishte kthyer qëllimisht nga disa qarqe të caktuara ne një luftë përtej politikës.

Tek e para, kuptuam se populli ynë ka arritur vetëdije të lartë politike, madje aq të lartë sa qe për 6 muaj ndëshkuan pa e kursyer fare atë qe kishte mbjellë shpresë të rrejshme tek ta. Ramja nga mbi 50% ne rreth 22-23%, ishte treguea se ky popull nuk i do mashtrimet dhe skenaristët e saj!

E dyta, qe për mendimin tim u fry shumë nga ata qe nuk ja duan të mirën vendit dhe historisë se lavdishme të njërzve të këtij vendi, ishte zhvendosja e fokusit të përqëndrimit të kamerave elektorale ne Skenderaj.

Jam i bindun dhe besoj shumë fuqishëm se narracioni qe u ndërtua lidhur me garën për Skenderajn, ishte dashakeqas dhe me prapavijë tepër të rrezikshme për qytetarët e kësaj komune. Narracioni i ndërtuar se “kush është kundër Bekim Jasharit, është kundër vlerave dhe familjes Jashari”, kishte një qëllim shumë dashakeqas dhe të rrwzikshëm sëpari për vet Bekim Jasharin, familjen emblematike Jashari, për gjithë qytetarët e Skenderajt, dhe secilin shqiptar kudo qe jeton ne trojet shqiptare.

Duke ndërtuar këtë narracion, skenaristët e tij arritën qëllimin e tyre qe përkohësisht te ndajnë qytetarin e Skenderajt ne dy kampe, por jam i bindur se këtë arritje të përkohshme nuk do të arrijnë asnjëherë qe ta bëjnë qëllim të pêrhershëm të tyre!

Për të mos lejuar qe të ndodhë kjo, tani pas përfundimit të kësaj gare, u takon të gjithëve qe kane përgjegjësi politike ne Skenderaj, ( përgjegjësi dhe fuqi politike qe ua dha qytetari i Skenderajt ), qe të ulen dhe ta dekonspirojnë këtë skenar të fshehtë dhe të bartur nga jashtë, duke ju treguar të gjithëve se ka qenë nje moment i keq për të gjithë ata, dhe se duhet të reflektojnë të gjithë mbi këtë moment! Njerëz me ndikim ne Skenderaj siç është Bekim Jashari, Sami Lushtaku, dhe të tjerë qe janë emra të njohur atje, duhet qe për të mirën e përbashkët të atij vendi të ulen bashkarisht dhe të dërgojnë nje mesazh të fuqishëm jo vetëm për Skenderajn e Drenicën, por për gjithë Kosovën dhe shqiptarinë, se kur është ne pyetje vendi ashtu siç kanë ditur ta bashkojnë popullin ne kohë të vështira, ashtu do të dinë të jenë bashkë dhe do të bashkpunojnë për të mirën e vendit, edhe pas kësaj gare të sforcuar panevojshëm, e cila erdhi e servuar qëlimshëm nga jashtë si garë me shumë sesa politke, e qe ne fakt dhe realisht nuk ishte aspak me shumë sesa vetëm politike!

Qytetarët e Skenderajt nuk meritojnë qe përqarjen e importuar nga qarqet e jashtme dhe dashakqija, ta bartin dhe vuajnë brenda familjes, shoqërisë dhe vlerës se përbashkët. Unë personalisht nuk njoh asnjë njeri ne Skenderaj dhe rrethinë ( te paktën për aq sa unë njoh), e as nuk kam dëgjuar asnjë të të thotë atë qe të tjerët u munduan ta plasojnë padrejtësisht atje, duke tentuar qe ta ndalojnë të drejtën për dashurinë ndaj vlerës se përbashkët mbarë shqiptare, dashurinë ndaj familjes emblematike dhe shumē të respektuar nga secili qe i thotë dhe e ndien veten shqiptar – dashurinë dhe respektin ndaj familjes Jashari!

Këtë dashuri pa kushte, askush dhe për asnjë çmim nuk do të arrij ta shuaj nga zemrat e shqiptarëve, përderisa ne këtë tokë i thonë bukës-bukë dhe ujit-uji!

Amaneti i atyre qe ndër breza dhanë jetën për këtë vend, nuk ishte amanet i kufizuar për bashkim ne krahina e regjione, ishte amanet për bashkimin e gjithë popullit shqiptar kudo qe gjinden ne trojet shqiptare. Andaj kushdo qe i fryen zjarrit të përçarjes, është kundër amanetit të tyre dhe kundër të mirës se vendit tonë!