Lajme

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ sot ceritifikon edhe 17 subjekte politike

By GAZETA SCANNER

December 23, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e hënë, 23 dhjetor 2024, ora 13:30) në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë”, ka treguar  zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani janë: Lëvizja Vetëvendosje me 110 kandidatë, Partia Demokratike e Kosovës me 110 kandidatë, Lidhja Demorkatik e Kosovës me 110 kandidatë, Kosova Demokratik Turk Partisi me 25 kandidatë, Socijaldemokratska Unija me 40 kandidatë, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me 41 kandidatë, Koalicija VAKAT me 48 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Intergim me 35 kandidatë, Nova Demokratska Stranka me 46 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija me 29 kandidatë dhe Za Slobodu Pravdu i Opstanka me 12 kandidatë.

Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.