I vendosur për të vazhduar fushatën për zgjedhjet presidenciale në nëntor, pavarësisht zërave gjithnjë e më të lartë brenda partisë që i kërkonin të tërhiqej, Joe Biden ka treguar se do të bëjë të kundërtën.
Në një konferencë me zyrtarët e fushatës së tij, ai tha se askush nuk po e detyron atë të largohet.
Gjithashtu theksoi se vazhdon punën normalisht: “Më lejoni ta them sa më qartë, do të dal në zgjedhje. Askush nuk më çon drejt largimit, nuk po largohem. Jam në këtë luftë deri në fund dhe do të fitojmë”.