8.6 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Zgjedhje edhe në kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit, Presidentja pritet të caktojë datën

- Advertisement -
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe detyrimet ligjore për konsultime me partitë politike.

Sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna dhe se institucionet do t’i ndërmarrin masat adekuate në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit, njoftoi ZPRK-ja.

Presidentja do ta caktoj datën e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit brenda afateve ligjore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit