Lajme

Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2022

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim në thirrjen e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim për fazën 1 deri më 2 Dhjetor 2022.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve të cilët, përkundër interesimit nuk kanë arritur të aplikojnë në fazën 1 brenda afatit të përcaktuar.

Po ashtu aty thuhet se duke u bazuar në Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, Ministria e Ekonomisë, ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj thirrjeje

Ministria fton të gjithë qytetarët e interesuar për aplikim që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=446424261005463&id=100069136782826&mibextid=Nif5oz