14.6 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Zëvendëspresidentja e MCC-së: Është koha për të punuar për efiçencë të energjisë

- Advertisement -

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të energjisë në Kosovë po i japin drejtim të duhur.

Në konferencën me donatorë për subvencionet për efiçiencë të energjisë, ministrja Rizvanolli, ka thënë se investimet e MCC-së në këtë drejtim janë të mirëseardhura, pasi kanë në fokus sektorin privat dhe konsumin e energjisë nga amvisëria.

Ndërsa zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Phillips Mandaville, ka thënë se tani në periudhën e krizës globale energjetike është koha e jashtëzakonshme për të punuar për efiçencë të energjisë.

“Askush nuk ka pritur rritjen e energjisë rritjen e çmimeve. Askush nuk ka ndodhur që kjo të ndodh. Kur arrita u befasova sa ka shpenzimeve energjisë në sektorin e amvisërisë. Koha është e jashtëzakonshme që të bëhemi bashkë dhe të flasim çfarë kemi mësuar gjatë kësaj periudhë. Ka qenë kënaqësi që MC-jaC të punoj me Qeverinë e Kosovës me sistemin pilot për energjinë në amvisëri. Në mbarë botën kemi pa se si funksionon dhe mendoj se Kosova është e gatshme që t’i përdor këto mësime. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunime me Kosovën”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, drejtori për energji në MFK, Burim Hashani, ka thënë se objektivat e këtij projekti të MCC-së, janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë elektrike, ruajtja e ambientit dhe zvogëlimi i faturave të energjisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit