Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e sheh pozitivisht vendosjen e sistemit të vëzhgimit me kamerë në pjesën veriore të vendit.
Kjo pasi sipas Zeqirit, këto kamera kryesisht do t’i përcjellin lëvizjet e grupeve kriminale por edhe keqbërësve të tjerë në atë pjesë të vendit.
“Po besoj që kjo do të ndikojë shumë pozitivisht sa i përket aspektit të sigurisë gjithë qytetarëve të themi ashtu për shkak se kryesisht do të thotë u dedikohen për t’i përcjellë në ndonjë lëvizje, këto grupe kriminale po natyrisht edhe keqbërësit që sillen keq në udhëkryqe qoftë me kerre do të thotë me shpejtësi apo ku ta di unë. Gjithçka është në interes të sigurisë së gjithë qytetarëve dhe kjo do të jetë shum pozitive sa i përket anës së sigurisë”, tha Zeqiri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.