Lajme

Zeqiri thotë se po e ushtron detyrën nga fshati Çabër për të mos nxitur tensione

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2023

Janë bërë gjashtë muaj që një tendë është vendosur para Komunës së Zubin Potokut.

Brenda saj qytetarët serbë dalin në baza ditore këtu.

Përmes kësaj forme të protestës ata po kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar të Zubin Potokut.

Teksa në qytet janë parë edhe këto mbishkrime nacionaliste.

Këto organizime i sheh si krejt të zakonshme, i pari i Komunës së Zubin Potokut, Izmr Zeqiri.

Ai tregon se situata e sigurisë në këtë pjesë është e qete, por për të mos nxitur tensione thotë se nuk detyrën po e ushtron ende nga fshati Çabër.

Teksa shton se nuk ka informacione nëse është nisur ndonjë peticion për shkarkimin e tij.

Lidhur me këtë çështje, banorët serbë nuk pranuan te flasin para kamerës se a do të nënshkruajnë apo jo një peticion te tillë.