Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se thirrja për bllokim të kufijve të Kosovës nga ana e Serbisë, do t’i dëmtojë më së shumti serbët e Kosovës.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se kjo është një përpjekje për t’i hapur pak telashe Kosovës.
“Unë besoj që kjo është edhe një tjetër përpjekje e Serbisë për të ndikuar negativisht dhe natyrisht për të motivuar ata mekanizmat kriminalë edhe përbrenda Kosovës, kryesisht nga ajo pjesë e serbëve që mund të binden. Unë e shoh si përpjekje për të çelur pak telashe përbrenda Kosovën, por besoj që më së shumti po e dëmton komunitetin serb duke i luajtur këto lojëra Serbia”, tha Zeqiri.
Ai tha se beson që shumë pak qytetarë të komunave veriore do t’i përgjigjen thirrjes për bllokim të kufijve sepse, sipas tij, edhe ata e kanë njëfarë besimi se në dekadat e fundit janë keqtrajtuar nga strukturat ilegale serbe.
E Listën Serbe, ai e quajti si “listë famëkeqe”, e cila thotë se i ka keqtrajtuar qytetarët serbë të pjesës veriore të vendit.