Lajme

Zeqiri: Kjo është qeveri e lëmoshës jo e zhvillimit!

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Në emisionin EURO n’7 është diskutuar për “Rrugën Ekonomike të LDK” ku Berat Rukiqi nga kjo parti ka folur për prioritet ekonomike të tyre dhe dështimet e qeverisë aktuale.

Eksperti i ekonomisë, Nazmi Zeqiri duke analizuar trendet ekonomike të qeverisë aktuale ka thënë se në tre vitet e fundit vërehet një përkeqësim i paprecedent i strukturës së buxhetit dhe një padijeni për të ngritur zhvillimin ekonomik dhe eliminimin e varfërisë.

“Në këto tri vit, trefish më shumë shpenzohet në subvencione-transfere se në ndërtim e rrugëve, shkollave, spitaleve apo investime tjera kapitale. Vetëm me vendime qeveritare janë shpërndarë mbi 800 milion euro, kjo po konsiderohet si lëmoshë të cilin qeveria e ka bërë saherë që ka vërejtur që i ka rënë përkrahja, pra veprim popullist për vota jo për zhvillim. A mund të imagjinoni se çka mund të ishte bërë me këto 800 milion euro në arsim apo shëndetësi. Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim, e as varfëria nuk eliminohet kështu, ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione por eliminohet vetëm me zhvillim”, ka shtuar Zeqiri.

Në anën tjetër sipas profesor Zeqirit, pothuajse asnjë premtim ekonomik i kësaj qeveria nuk është përmbushur dhe sikur kjo të mos mjaftoj gjatë kësaj kohe jemi ballafaquar me sanksione nga Bashkimi Evropian ku kemi humbur qindra miliona euro përkrahje.