Rozë

Zendaya ia jep atributet të dashurit të saj për sharmin që e ka vet aktorja

By GAZETA SCANNER 1

February 22, 2024

Zendaya  çdo ditë e më shumë po vazhdon ta shpreh dashurinë e saj për të dashurin Tom Holland.

Aktorja e filmit “Dune: Part Two” tha se Holland ka shumë sharm kur bëhet fjalë për “t’u njohur me njerëz” dhe për të bërë intervista.

Gjithçka filloi kur Zendaya, u pyet se kush nga kasti i Dune kishte më shumë karizëm, gjë që përkufizohet si “tërheqje romantike ose sharm”.

Dy herë fituesja e Emmy-t bëri shaka se ndoshta ishte ajo para se të thoshte: “Nuk e di. Të gjithë kanë të vetat.”

Ajo vazhdoi, “Unë mendoj se dikush që ka karizëm të bukur, jo në kastin e Dune, por personalisht që punon për mua, është Tom Holland”, shkruan People.