Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Veriun e Kosovës janë për të arsyetuar marrëveshjen e keqe të nënshkruar pjesë e sëcilës është vetë-menaxhimi si dhe qasja ndaj Kishës Ortodokse.
Në emisionin DPT te Fidani, Zemaj ka thënë se Albin Kurti pjesë të politikës së tij e ka “propagandën, demagogjinë si dhe popullzimin”.
”Nëse flasim për perceptimin me partnerët ky është kulmi i marrëzësisë”, ka thënë Zemaj.
Më tutje deputeti opozitar tha se me Kurtin kryeministër nuk riparohen marrëdhëniet me SHBA-në.
”Me këtë Qeveri dhe këtë kryeministër.; Por besoj që i gjithë investimi pro-perëndimor që ka ndodhur me çlirimin e këtij vendi, ekonomisë, demokracisë lidhet me fatin e këtij individi”, ka deklaruar Zemaj.
Sipas tij, Kurti me egon e tij shndërrohet në një “mini-diktator”.
Ai ka pasur kritika për politikat e Kurtit, duke thënë se janë dëmtuar raportet me SHBA-të, duke përmendur edhe përjashtimin e FSK-së nga “Defender Europe 2023”.