Ballina

Zemaj reagon ashpër ndaj Qeverisë Kurti: Mozomakeq, 15 vjet pas pavarësisë “autorizohet” një individ për të negociuar për rezervat e shtetit

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2023

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar për keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kjo qeveri është e mjerë.

Zemaj ka theksuar se 15 vite pas pavarësisë ‘autorizohet’ një individ që të negociojë për rezervat e këtij shteti edhe atë për një kontrat sekrete.

“Jeni të mjerë! Në çfarë pozite e keni vendosur shtetin e Kosovës. 15 vite pas pavarësisë ‘autorizohet’ një individ që të negocoj për rezervat e këtij shteti edhe atë për një kontrat sekrete. Kështu po thotë avokati i të arrestuarit për keqpërdorim me rezervat shtetërore! Mozomakeq”, ka shkruar Zemaj.