Lajme

Zemaj: LDK distancohet nga elementet e dhunës

By GAZETA SCANNER 1

July 13, 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë se kjo parti distancohet nga elementet e dhunës.

Lidhur me përleshjet mes zyrëtarëve të kabinetit qeveritarë e të deputetëve të pushtetit me deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës, Zemaj thotë se nuk e ka ditur që tension deri në atë shkallë.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës ne distancohemi nga elementet e dhunës, por jo nga veprimet që janë demokratike që zhvillohen brenda seancës plenare ose brenda veprimeve kuvendore. Ajo çfarë është parë në fillim të seancës, kam parë një prani të madhe të Policisë së Kosovës, pa e ditur që mund të ketë ndonjë tension deri në atë shkallë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ish-ministri i Shëndetësisë, tha se është viti i tretë që ministrat e qeverisë degradojnë me sjellje fizike në Kuvendin e Kosovës.

“Është viti i tretë që sjellja e ministrave të kësaj qeverie, nuk mund të themi të deputetëve se ne jemi kolegë dhe kur kemi gjuhë parlamentare eskalon deri në atë degradimin e gjuhës, por jo të sjelljes fizike. Ajo çfarë është evidente është që ministrat e kësaj qeverie duken të trimëruar nga përkrahja që i jepet nga vetë kryeministri Kurti, sidomos zëvendëskryeministri Bislimi paraqet fyerje, etiketime nga pas”, shtoi ai.