Zgjedhjet 2025

Zemaj i LDK-së fton mërgatën të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit

By GAZETA SCANNER

January 09, 2025

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i ka bërë thirrje mërgatës që të votojë për zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi sot ka filluar procesi i votimit dhe do të përfundojë më 8 shkurt.

“Të dashur vëllezër dhe motra në mërgatë. Nga sot, procesi i votimit me postë ka filluar! Ju që jeni regjistruar për të votuar, mos e humbisni këtë mundësi të rëndësishme për ta bërë ndryshimin.e domosdoshëm për të ardhmen e vendit tonë. Përdoreni ndikim tuaj, votoni me besim për një Kosovë të zhvilluar e të integruar, jo për një Kosovë të izoluar e të pazhvilluar. Votoni numrin 124, numrin e fitores✌️, ka shkruar Zemaj në Facebook.