Lajme

Zemaj: Hajnat dje në Kuvend akuzonin mediat se po hartojnë raporte të rrejshme për aferat korruptive!

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë për 19 vende.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Hajnat dje në Kuvend akuzonin mediat se po hartojnë raporte të rrejshme për aferat korruptive! Sot Kosova paska marrë edhe një goditje nga raporti ndërkombëtar i “Reporterëve Pa Kufij”. Ashtu siç po goditet Kosova nga paaftësia qeverisëse dhe nga korrupsioni masiv i taksave tona ashtu çdo ditë me raporte negative për vendin tonë, si pasoj e qeverisjes së keqe të VV-së”, ka shkruar ai në Facebook.