“Donald Trump rrezikon të jetë një president humbës nëse fiton zgjedhjet e nëntorit dhe imponon një marrëveshje të keqe paqeje në Ukrainë”.
Kështu u shpreh Volodymyr Zelensky, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte fundin e SHBA-së si një “lojtar” global, shkruan the Guardian.
Zelensky tha se ai nuk ka “ende asnjë strategji” se çfarë të bëjë nëse Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Nëse Trump e mposht Bidenin, ai pritet të ndërpresë mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.
E Zelensky e pranoi se një Trump i rizgjedhur, mund t’i imponojë Ukrainës një humbje dërrmuese ushtarake, duke ndërprerë mbështetjen ushtarake dhe financiare.