Botë

Zelensky thotë se ka përgatitur planin për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

By GAZETA SCANNER

September 07, 2024

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka bërë të ditur se ka përgatitur planin për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Ai tha se Kievi zyrtar dëshiron garanci dhe sajën “pranë fundit të luftës”, teksa shtoi se për këtë plan do të flasë me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe dy kandidatët e tjerë amerikanë për këtë post, Kamala Harris dhe Donald Trump.

“Kam përgatitur një plan dhe dua ta ndaj me presidentin aktual në detyrë të Shteteve të Bashkuara, sepse ka disa pika që varen nga Amerika. Shpresoj se do të kem mundësinë t’ia tregoj këtë plan Biden dhe kandidatëve për presidencën amerikane, Harris dhe Trump, dhe të marr reagime. Ne duam garanci”, tha ai.

Zelensky tha se për momentin nuk ka asgjë konkrete, por kontakti i parë do të jetë me presidentin amerikan Joe Biden.

“Këto nuk janë vetëm armë, por edhe çështje të rëndësishme globale. Ne po flasim për një paketë konkrete të mbrojtjes dhe nëse e kemi atë, do të jetë një pengesë e fortë për Rusinë dhe për t’i dhënë fund luftës në kushte diplomatike”.

“Ne jemi më afër fundit të luftës sesa situata në të cilën ishim në fillim. Me këta hapa, me bindje, me konferenca rindërtimi dhe me marrëveshje konkrete forcojmë ekonominë dhe afrojmë fundin e luftës. Sot me Giorgia Meloni biseduam për përgatitjet e konferencës ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky.