Presidenti i Ukrainës, Volodimyr Zelensky dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar sonte në eventin e darkës së organizuar në Greqi.
Në këtë darkë, pjesëmarrës është edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti, megjithatë ende nuk dihet nëse njëri prej tyre do të kenë takime veçmas edhe me të.
Takimi, Zelensky-Vuçiq, është është bërë i ditur në një reagim të publikuar në Instagram nga presidenti serb.
Dyshja shihen teksa shtrëngojnë duart, ndërsa prapa tyre vërehen liderë të tjerë të rajonit, mes tyre kryeministri Kurti.