“Forcat ukrainase kanë rrëzuar shtatë avionë luftarakë rusë brenda një jave.”
Kështu u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.
Në një video të postuar në rrjetin social X, presidenti ukrainas falënderoi forcat ajrore për “precizitetin” e saj në rrëzimin e avionit Su.
“Një nga qëllimet kryesore të shtetit tonë këtë vit është të mbrojë qiellin dhe pozicionet tona të vijës së parë nga sulmet ajrore dhe raketore ruse”, theksoi Zelensky.