Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia tashmë është gati për humbje dhe se Ukraina do të bëjë presion mbi forcat e saj çdo ditë.
Zelensky tha se trupat e tij duhej të siguroheshin që ta kthenin ndjesinë e disfatës së Rusisë në arratisjen e tyre, gabimet e tyre, humbjet e tyre, shkruan Skynews.
“Falënderoj secilin dhe secilen që shkatërron armikun. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që, pavarësisht nga çdo vështirësi, e kthejnë tokën tonë në Ukrainë,” shtoi ai.
Tutje ai i deklaroi popullit se në vendin e tyre po përgatiteshin më shumë armë dhe se luftëtarët do të kenë madje më shumë mundësi për të mposhtur agresorin.