Ballina

Zelensky mbyll fjalimin duke iu drejtuar politikanëve gjermanë: Na ndihmuat shumë vonë

By GAZETA SCANNER 1

March 17, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin, shkruan BBC

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre ishte shumë e  vonë për ti dhënë fund luftës”.

“Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”

Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë në lidhje me interesat e vendit për të bërë biznes në Rusi.

“Ju ende jeni të gatshëm të vazhdoni të bëni biznes me Rusinë dhe pse tani jemi në mes të luftës së ftohtë,” tha Zelesnky. “Dhe ju nuk e keni kuptuar ende këtë gjë. Ju ende po mbroni veten duke qëndruar pas një muri që po ju pengon të shihni atë që po kalojmë ne.”

Ai përfundoi fjalimin duke i bërë thirrje Gjermanisë që të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve.