Lajme

Zelensky mbërrin në Shqipëri

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka mbërritur në Shqipëri për herë të parë për të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.

Në aeroportin ndërkombëtar në Rinas, Zelensky dhe delegacioni që e shoqëron është pritur sipas protokollit zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, për t’iu drejtuar kryeqytetit ku dhe do të akomodohen.

Ai shoqërohet nga eskorta e automjeteve dhe forca të shumta policie. Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të kësaj vizite, akset rrugore që ndjek eskorta e Zelenskyt janë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve të tjera.