Lajmest-slider

Zeka: Haxhi Avdyli po rren publikisht, ishte vet argat i regjimeve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka i ka reaguar Haxhi Avdylit të Listës “GUXO” që sot i ka dalë në mbrojtje kryediplomates Donika Gërvalla.

Në një shkrim në Facebook, Zeka ka thënë se Avdyli ka gënjyer publikisht, në shkrimin ku e ka mbrojtur Donika Gërvallën.

Zeka tutje thotë se ishte vetë Avdyli që kishte qenë “argat i regjiimeve”.

Ish-deputeti ka kërkuar nga Donika Gërvalla që të tregojë se çfarë dosje ka dorëzuar në Gjykatën Speciale, derisa, Albin Kurti, sipas tij duhet të tregojë se pse ka garantuar vetëm për Rexhep Selimin dhe jo edhe për të tjerët.

Postimi i plotë:

Haxhi Avdyli i listes “Guxo”, paska guxu me rrejte publikisht.

Permes nje shkrimi, deputeti i listes “Guxo” eshte munduar qe ta mbroje Donika Gervallen, te ciles gjoja ju kane gju pa te “drejte” mediat dhe kundershtaret politik. Madje, ideologu i listes “Guxo” paska folur pet “regjimet e vjetra”. Argat i zellshem i atyre regjimeve ka qene vet ai, mirepo, per dallim nga Avdyli, une regjim te vjeter e quaj regjimin e Titos dhe Millosheviçit e jo te Hashim Thaçit e Isa Mustafes.

Doniken askush nuk po e akuzon, vetem se opinioni po don dhe duhet me dite se “çfare dosjesh ka dorezu ne Gjykaten Speciale”?! Kjo kerkese eshte shume normale per shkak te pozites qe ajo mbane. Edhe Albin Kurti duhet me tregu se pse garanton per Rexhep Selimin, e jo per te tjeret?!Albini dhe Donika duhet edhe m’u pergjigjur se cila eshte data e çlirimit te Kosoves, 12 qershori 1999, apo 14 shkurti 2021?!