Lajmest-slider

Zëdhënësi i LV-së reagon ndaj deklaratave të Abdixhikut

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se po të kishte fituar LDK-ja tashmë do të ishte krijuar qeveria dhe se Albin Kurti do të zgjidhej president.

“Lumir Abdixhiku po thotë se nëse LV do të kishte dalë e dyta për 24 orë do te ishte kryer marrëveshja. E vërtetë. Problemi është se LDK nuk po pranon te pajtohet me faktin se ka dalë e dyta”, ka thënë ai.

“Sa i përket presidentit është gabim te spekulohet se Albin Kurti do te ishte bere president. Neve kemi thënë në fushatë se posti i presidentit duhet te mbetet jashtë negociatave për qeverisje. Këtë e kane thënë edhe figura te LDK-se. Ne jemi te vendosur ta mbajmë fjalën si gjithmonë.”