Ballina

Zëdhënësi i Borrellit: Masat mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen

By GAZETA SCANNER 1

September 15, 2023

Peter Stano, zëdhënës për politikë të jashtme dhe sigurisë në BE, është deklaruar sërish në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për Klan Kosovën, Stano theksoi se masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak se vendet anëtare menduan se duhet përdorur edhe shkopi ndaj Kosovës.

“Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtensionim. Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karotën por edhe shkopin.” – ka thënë Stano në konferencë, njofton KlanKosova.tv.

Ai ka theksuar se masat edhe mund të shtrëngohen tutje.

“Masat do të jenë aty për aq sa vlerësohet. Atom und të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen.” – shtoi ai.