Nga Kimete Berisha
- Mimoza. Si ndjehesh si zemljake që e ke frymëzuar dhe e ke bindur Radojçiçin që të bëhet me ty, kundër veteranëve të UÇK-së!
Asnjë veteran nuk t’u ka hidhëruar, sepse nuk të marrin seriozisht.
- Por mua nuk më pengon që ti flet me serbë, por më pengon që ti e thërret e para një mashkull.
- Se vet fakti që ti e thërret Radojçiqin, domethënë, ty të është dashur Radojçiqi e jo ti atij.
- Unë e dua njërin dhe për mukajet mbetëm pa u takuar qe sa vjet, se unë nuk e thërras e para….më përpara digjem.
- E për çka të është dashur krimineli ty!
- Pse Amerika i tutët Radojçiqit dhe e fut në Listë të Zezë e ti s’tutesh prej tij, le ta analizojnë amerikanët.
- E kur i tregon Radojçiqit se je duke shkuar në shtëpi…është bisedë private. S’ka dert që është bisedë private.
- Sepse, politikisht askush nuk i tregon askujt që po shkon në shtëpi.
- Që Albin Kurti i vë përpara gratë për t’u marrë vesh me kriminelë serbë, nuk është që s’është gjest burrëror, por kjo tregon se Albin Kurti ende mendon se femra është ‘zbutëse’.
‘Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi’.
- E Mimozës, asaj përherë i pëlqejnë ata që kanë luftuar kundër Drenicës, se kur u bë kryetare e Gjakovës (me tankset e KFOR-it), ka pas dashur të çmendet për t’ia bërë Fadil Hoxhës përmendoren, veç për inat të Shaban Polluzhës.
- Mos se gjynah.
- Liburn Aliu ka thënë se Albin Kurti ka gabuar që është përzier në zgjedhjet e Preshevës.
- Por, sikur të mos ishte përzier nuk do të fitonte këshilltarja e tij (që do të thotë-Ai).
Pra, duhet të përzihesh. Pse jo? Nuk e humb burrërinë me shqiptarë.
- Prandaj, nuk mund të jesh ‘përbashkues’ i së mirës dhe së keqes, siç u kujtua pas kohës të thotë Liburni, duhet të distancohesh nga e keqja, ashtu siç po tregon Liburni se Albini është distancuar edhe nga ai.
- Jo veç shqiptarët janë çmendur. Komisioneres së BE Ursula Leyeniu iu zbulua ‘love story’ me Phizerin.
- Domethënë, bota kurrë nuk është dukur më e çoroditur: me presidentë kriminelë, me presidentë – vrasës fëmijësh, me show man-a që luajnë luftërash, me Papën që e ka humbur konceptin e dashurisë, me plagjiatorë, me poetë të rrejshëm, me antitalentë dhe me asnjë të vetëm që të çon mall njeriu.
- Në skenën e improvizuar anash Katedrales, të rinjtë ishin ulur në asfalt dhe në ekranin e madh e shikonin ndeshjen e futbollit.
Kush s’kishte pare për të hyrë brenda grilave, e shikonte ndeshjen matanë grilave, dhe kjo i bënte të dukeshin edhe skamnorë por edhe sikur po prisnin takim me të burgosurit.
- Që s’ka të drejtë Përparim Rama të vjedh në emër të futbollit të huaj, s’ka.
- Ata që e shikonin ndeshjen prapa grilave të hollë, ata nuk i kontrollonte kush a kanë ‘armë’.
- Përparim Rama e ka privatizuar edhe festën e çlirimit.
Koncertin publik për 25 vjetorin e çlirimit e ka bërë me ftesa duke i ndarë shqiptarët në të privilegjuar dhe në popull të përvuajtur, të përjashtuar.
- Muzika nuk mund të rrethohet me grila, që i ka vendosur në shesh, prandaj ky as logjikë nuk ka.
Ky thjesht është një i paditur arrogant, që bllokon rrugë dhe i ndan njerëzit sipas statusit. Ky e feston Çlirimin me ftesa. Kaq di ky.
- Kush je ti që i ndan shqiptarët me grila! Përgjigju vetes.
- Albin Kurti ka shkuar në Turqi për t’i vizituar dronët e dështuar Bajraktar.
Sikur të gjithë të tjerët para tij, Albini tha se me turqit jemi asi-kësi, sepse na lidh historia.
- Ama historia thotë se për 500 vjet ishim të pushtuar nga ata, e jo vëllezër…
- Prandaj Hashim Thaçi, me kërkesën e Erdoganit, ka pas provuar ta heq pushtuesin osman nga librat e historisë (i ka pas formuar edhe komisionet), ama nuk e lejoi Angela Merkel.