Lajme

Zbythet Vuçiqi: Serbia nuk do të dërgojë forca ushtarake në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nuk ka ndërmend të urdhërojë forcat ushtarake të vendit të tij që të kalojnë kufirin në Kosovë.

Vuçiq për “Financial Times” Vuçiç ka thënë se ai do të tërhiqte forcat e Serbisë në zonë, sepse një përshkallëzim i konfliktit do të ishte kundër produktiv për aspiratat e Beogradit për në BE.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”.

Ndër të tjera, Vuçiq ka folur edhe për paralajmërimet e Washingtonit, duke thënë se ishin joproporcionale pasi numri i forcave serbe në terren po zvogëlohej.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14 mijë persona pranë vijës administrative, sot kemi 7 mijë e 500 dhe do ta reduktojmë në 4 mijë.” – ka deklaruar ai.

“Dërgimi i trupave nga Serbia në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër. Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën”.