Nga viti 2024 industria e telefonave inteligjentë do të prodhojë një kabllo të njëtrajtshme karikimi për pajisjet mobile. Kështu ka vendosur sot Këshilli i Ministrave të BE-së duke dhënë miratimin përfundimtar për Projektligjin e Përbashkët për Karikuesit.
Nuk do të jetë më e nevojshme që te blejmë disa karkues për pajisje të ndryshme mobilare, çdo pajisje do të mund të rimbushet duke përdorur të njëjtin karikues.
Direktiva gjithashtu i lejon konsumatorët të zgjedhin nëse do të blejnë një pajisje të re me ose pa karikues.
Kjo jo vetëm që do të kursejë paratë e konsumatorëve, por gjithashtu do të reduktojë mbetjet elektronike të lidhura me prodhimin, transportin dhe asgjësimin e karikuesve.
Katër vjet pas hyrjes në fuqi të direktivës, Komisioni do të vlerësojë nëse kjo ndarje e shitjeve duhet të bëhet e detyrueshme.
Kategoritë e pajisjeve përkatëse
Rregullat e reja do të zbatohen për një gamë të gjerë pajisjesh celulare:
– telefonat celularë
– tableta dhe lexues elektronikë
– kamera digjitale dhe konzola për lojëra video
– kufje dhe altoparlantë portativë
– Minjtë dhe tastierat me valë
– Sistemet portative të navigimit