Lajme

Zbulohet pllaka përkujtimore në vendin e rënies për heroin e kombit Bahri Fazliu

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2024

Komuna e Deçanit organizon ceremoni përkujtimore me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të heroit Bahri Fazliu. Kjo ceremoni do të mbahet për të nderuar jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të kombit, në një ditë simbolike—ditëlindjen e tij.

Data: 31 gusht 2024, e shtunë Ora: 12:00 Vendi: Qafë Bogiqe (trekëndëshi kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi)

“Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen nën patronatin e Komunës së Deçanit, e cila është krenare të kujtojë dhe të përkujdeset për trashëgiminë e heroit tonë kombëtar. Pjesëmarrja juaj do të jetë një nderim i madh për Bahri Fazliun dhe një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për të ruajtur vlerat dhe sakrificat që ai la pas.

Ju mirëpresim të gjithëve në këtë ngjarje të rëndësishme për të nderuar një figurë të shquar të historisë sonë kombëtare”, thuhet në njoftim.