Sport

Zbulohen renditjet nga 11-të deri në 15-të për Topin e Artë

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2024

France Football ka vazhduar të publikojë renditjen e lojtarëve për Topin e Artë.

Tashmë janë mësuar edhe futbollistët e renditur mes 11-të dhe 15-të.

Ylli i Man Cityt Phil Foden ka përfunduar si pozitë e 11-të, ndërsa një pozitë më lartë është ai i Bayer Leverkusenit Florian Wirtz.

Dani Olmo pas një super sezoni me Leipzig e Spanjën ka zënë vendin e 13-të. Në vendin e 14-të renditet Ademola Lookman i Atalantas, kurse pozitën e 15-të e ka rezervuar Nico Williams.

Ndërkohë, tashmë në top 10 tashmë kanë mbetur emrat si Rodri, Vini Jr, Jude Bellingham, Harry Kane, Toni Kroos, Erling Haaland, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe, Dani Carvajal dhe Lamine Yamal.