7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Zbulohen figurat nga dylli të Bidenit dhe Harrisit

- Advertisement -

Madame Tussauds në New York ka zbuluar figurat nga dylli të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, për të njohur vitin e parë të tyre në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia AP.

Është traditë për Madame Tussaudsin që të krijojë figura dylli për secilin president të SHBA-së, por është hera e parë që muzeu po ashtu krijoi një figurë nga dylli edhe të zëvendëspresidentit.

Vizitorët mund të pozojnë me figurat e Bidenit dhe Harrisit në një ambient që ngjason me Dhomën Ovale.

Secila figurë nga dylli ka marrë kohë afro gjashtë muaj për t’u kompletuar. Një ekip i artistëve në Londër kanë kontrolluar qindra imazhe për të krijuar figurat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit