Sot është zbuluar një altar romak i gjysmës së parë të shekullit III, pas Krishtit, në murin rrethues të Kalasë së Vuçakut në Drenas.
Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr).
Rreth kësaj ka reaguar profesori universitar Blerim Latifi, i cili tha se më këtë zbulim Manastirit të Deviqit i hiqet statusi si monumenti më i vjetër në Drenicë.
“Në Bjeshkën e Kosmaçit, në zemër të Drenicës, zbulohet një altar romak 1700 vjet i moçëm. Shekujt e kishin varrosur nën harresën e gurëve të mbuluar nga dheu dhe vegjetacioni i egër, por memoria popullore për kalanë e dikurshme në kodër të Vuçakut ua kishte hapur shtegun arkeologëve drejt tij. Zbulimi i këtij altari të qytetërimit të Romës së lavdishme, ia heq Manastirit të Deviqit statusin e monumentit më të vjetër në Drenicë. Me Romën nuk shtyhet dot askush.” – ka shkruar Latifi në Facebook.