Kulturë

Zbulim i rëndësishëm në Detin Jon, zbulohet anija me amfora

Arkeologët bënë bujë të madhe pasi zbuluan mbetjet e një nga anijeve më të mëdha romake në Detin Mesdhe.

Mbetjet e anijes masive, që besohet të jetë fundosur rreth 2,000 vite më parë, u gjetën pranë ishullit grek të Kefalonia, në Detin Jon. Aty u gjenden 6,000 poqa dheu, të njohura si amfora.

Zbulimi është bërë nga një ekip i universitetit të Patras, Greqi, pas një rilevimi të zonës në vitin 2013 dhe 2014 dhe të dokumentuar në Gazetën e Shkencave arkeologjike.

Me gjatësi prej 33 metra, anija është më e madhja e gjetur ndonjëherë në Mesdheun lindor, dhe një nga katër më të mëdhatë që janë gjet në gjithë Mesdheun.

“Amforat, të dukshme në tabanin e detit, janë ruajtur shumë mirë dhe nga mbetjet e anijes potencialisht mund të marrim shumë informacione në lidhje me rrugët e transportit, tregtimin, deponimin e amforave dhe ndërtimin e anijeve gjatë periudhës përkatëse dhe për këtë arsye, kjo gjetje, konsiderohet të ketë një rëndësi të konsiderueshme arkeologjike,”thuhet në një pjesë të raportit të ekipit hulumtues.

Mbetjet e anijes u gjetën nga studiuesit që përdorën teknologjinë e sonarit.

Anija besohet të datojë ndërmjet shekullit I para Krishtit dhe shekullit I pas Krishtit.