Rozë

Zarf i Zi në shtëpinë e “BBVIP” për Ilnisën dhe Meritonin!

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” këtë pasdite, pak orë para spektaklit.

Zarfi mban emrin e Meritonit dhe Ilnisës, por nuk duhet të hapet deri në një njoftim të dytë.

Pak ditë më parë, Vëllai i Madh njoftoi skualifikimin e Eglës nga lojës dhe paralajmëroi masa dhe për çiftin, për incidentet mes të treve, me provokime dhe përplasje.

Megjithatë, shumë surpriza priten sonte, pasi në promon e publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP 3” shohim se Egla ndodhet ende brenda shtëpisë, e izoluar në një dhomë të veçantë. /tch/