Rozë

Zaimina Vasjari tregon se sa shumë e do stinën e verës

By GAZETA SCANNER 1

June 27, 2024

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari ka tash e një kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë, për fansat e saj ajo mbetet aktive në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet e veshur me një fustan, në të cilin po duket mjaft bukur.

Krahas këtyre fotografive, Zaimina ka treguar se e do verën, duke thënë se nuk dëshiron që ajo të përfundojë.