Lajme

Zaharova: Dënimi i Todosijeviq është dëshmi e represionit antiserb

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëvë të jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka deklaruar se Moska zyrtare dënon verdiktin e gjykatës ndaj ish- ministrit Ivan Todosijeviq.

“Vendosmërisht dënojmë verdiktin e Prishtinës ndaj deputetit të Listës serbe, Ivan Todosijeviq pasi ai foli mbi karakterin falsifikues të ngjarjeve të fshatin Reçak”, tha ajo, duke vënë në dyshim versionin e ngjarjeve sipas ekipit të Misionit monitorues të OSBE-së.

Ajo shtoi se që nga fillimi ka pasur mospajtime në lidhje me këtë ngjarje.

“Dëshmitë e shumta kanë treguar se aty ka pasur përleshje ndërmjet forcave serbe të sigurisë dhe pjesëtarëve të UÇK-së”, deklaroi Zaharova.