Lajme

Ymeri: Qeveria e Kurtit ndryshon nga të tjerët, jo që nuk vjedhin, por po i kërcënon ata që ua zbulojnë hajnitë

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2023

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se është e vështirë të shpjegohet situata se çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës me situatën në veri të vendit.

Sipas tij, marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropiane në Bratisllav nënkupton se pa zbatimin e krejt pikave që janë arritur, nuk mund të ketë as heqje të masave apo sanksioneve që i janë vendosur Kosovës.

Ymeri, në një intervistë për Front Online ka deklaruar se masat ndaj Kosovës janë vendosur për shkak që kjo e fundit nuk i ka përfillur kërkesat e ndërkombëtarëve për ta shtensionuar sitën në veri.

“Është vështirë me e spjegu dhe nuk kam dëgjuar asnjë shpjegim racional as nga Qeveria se përse është dashtë me i ndërmarr këto masa të cilat na sollën përveç qortimeve dhe sanksioneve, pastaj të tërhiqemi gradualisht nga të njëjtat. I kemi porositë nga BE-ja të muajit të kaluar që pa u përmbush të gjitha pikat që kanë qenë tri sosh për deeskalim nuk do të ketë heqje të masave, tash pritet në shtator që të diskutohen prapë këto gjëra mirëpo ne tash jemi në një situatë ku po e tërheqim Policinë nga ndërtesat atje”, ka thënë Ymeri.

Në media po ashtu është publikuar një skandal ku dyshohet për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Drejtori i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Visar Ymeri, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po bën dallavere me paranë publike.

Ai, thotë se kjo është një papërgjegjësi e madhe.

Derisa shton se pushtetit aktual është i ndryshëm nga të tjerët për shkak se i kërcënon ata që ia zbulojnë hajninë.

“Mënyra se si po i sulmojnë ata që po i lajmërojnë këto gjëra, që po i publikojnë këto skandale mendoj se është jashtëzakonisht problematike dhe e rrezikshme që vjen prej kësaj Qeverie, pra në vend se ministrja në këtë rast të merret me problemin që po i mungonin gruri dhe vaji për të cilin i ka dhënë paratë dhe për të cilin i ka shkelë procedurat ajo merret me lajmëtarin.  Ky pushtet është i ndryshëm prej atyre tjerëve, jo pse s’vjedh, por është i ndryshëm prej atyre tjerëve sepse i kërcënon ata që e zbulojnë hajninë”, ka thënë Ymeri.