Lajme

Ymeri: Pa i konvenu Kurtit zgjedhjet s’bëhen, dilema do të jetë arsyeja e tyre

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Analisti politik, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të shkojë në zgjedhje nëse nuk do t’i konvenojnë ato.

Ai ka theksuar se dilema kryesore e kryeministrit Kurti nëse zgjedhjet vendosen, do të jetë arsyeja e tyre.

“Pa i konvenu Kurtit zgjedhjet, nuk bëhen zgjedhjet. Nëse atij i konvenojnë zgjedhjet, dilema kryesore e tij do të jetë si do të shkojmë në zgjedhje, sepse mënyra se qysh po shkojmë në zgjedhje është shumë e rëndësishme pastaj për fushatë, arsyen pse po shkon edhe procedurën pse po shkon, a po shkon se po dorëhiqesh apo se po të rrëzojnë, kjo ka rëndësi. Veçanërisht për një lider si Kurti, i cili dëshiron me  u paraqit si lider i guximshëm, i cili nuk dorëzohet dhe iu bën ballë sfidave e dorëheqja është ikej nga sfidat në fakt”, ka deklaruar Ymeri.