Lajme

Ymeri: Në vend të drejtësisë, zhvillimit dhe barazisë, VV-ja rriti polarizimin, stërkeqi pozicionin ndërkombëtar dhe shtoi pasigurinë

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2024

Analisti Visar Ymeri ka akuzuar pushtetin aktual që, në vend të zbatimit të zotimeve për drejtësi, zhvillim dhe punësim, ka sjellur vazhdimi të polarizimit, stërkeqje të pozicionit ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës dhe rritje të pasigurisë së brendshme, gjatë një paraqitje në “Debat Plus”.

“Ne e kemi pasur në vitin 2021 një parti politike e cila ka thanë ‘Me ne vjen drejtësia, zhvillimi dhe punësimi’; s’ka ardhur asgjë! Ka ardhë diçka që s’ta ka premtuar; vazhdimi i polarizimit, stër-keqja e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, rritja e pasigurisë së brendshme edhe për shkak të polarizimit politik, dhe, pas dy viteve qeverisje, qytetarët e Republikës së Kosovës që e kanë pru këtë parti në pushtet, ngushëllimin e vetëm e kishin ‘Bileta këta s’po vjedhin’.” – tha ai.